A ju ėshtė ngadalėsuar ndonjėherė kompjuteri aq shumė saqė mund tė shkoni dhe tė bėni nevojėn derisa tė hapet ndonjė program? Shkaktari mund tė jetė spyware.Spyware (lexo. spaj-uer) janė njė kategori e programeve kompjuterike tė cilat e ngjisin veten nė sistemin operativ nė mėnyrė tė lig. Ata mund tė thithin tėrė fuqinė pėrpunuese tė kompjuterit. Ata janė tė dizajnuar tė vėzhgojnė zakonet e juaja tė internetit, mėrzisin me oferta shitėse tė padėshiruara ose tė gjenerojnė trafik nė ueb faqet tyre prezantuese. Sipas disa vlerėsimeve, mė shumė se dy tė tretat e tė gjithė kompjuterėve personal janė tė infektuar me ndonjė lloj tė spyware. Por para se tė gjuani nga dritarja kompjuterin tuaj, ndoshta dėshironi tė dini pak mė shumė pėr tė. Nė kėtė artikull do tė shohim se si spyware depėrtojnė nė kompjuterėt tuaj, ēfarė bėnė aty dhe si tė lirohemi nga ta.
Disa njerėz gabimisht ngatėrrojnė spyware me viruset kompjuterik. Virusi ėshtė copė kodi i dizajnuar pėr tė shumėzuar vetėn pėr sa mė shumė herė qė e ka tė mundshme, duke u shpėrndarė kėshtu prej njė kompjuteri nė kompjuterėt tjerė tė kyēur me tė. Ai zakonisht ka njė ngarkesė e cila mund tė dėmtojė fajllat personal ose edhe vetė sistemin operativ.
Spyware, nė anėn tjetėr, nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i dizajnuar pėr tė shkaktuar dėme nė kompjuter. Spyware pėrgjithėsisht pėrcaktohet si cilido program i cili hyn nė kompjuter pa leje dhe fshihet nė sfond derisa bėn ndėrrime tė padėshiruara ndaj eksperiencės suaj prej shfrytėzuesi. Dėmi qė e bėn ėshtė mė shumė i veēantė pėr produktin e misionit tė tij primarė, i cili ėshtė tė ju paraqes reklamime tė qėllimshme ose tė bėjė shfletuesin e juaj tė shfaq faqe tė caktuara ose rezultate kėrkimi nė internet.
Pėr momentin, shumica e spyware programeve kanė cak vetėm sistemin operativ Windows. Disa nga spyware kompani mė famėkeqe pėrfshijnė Gator, Bonzi Buddy, 180 Solutions, DirectRevenue, Cydoor, CoolWebSearch, Xupiter, XXXDial dhe Euniverse.
Si depėrton spyware nė kompjuter?
Spyware zakonisht depėrton nė makinėn tuaj pėr shkak tė ndonjė gjėje qė keni bėrė, sikurse qė ėshtė klikimi i ndonjė butoni nė pop-up dritare, instalimi i ndonjė pakoje softuerike ose pajtimi me shtimin e funksionalitetit pėr shfletuesin tuaj. Kėto aplikacione zakonisht pėrdorin dinakėrinė pėr tė ju bėrė qė ti instaloni ato, prej mesazheve tė rreme tė alarmeve sistemore deri te butonat qė thonė “cancel” derisa e bėjnė tė kundėrtėn. Mė poshtė do tė paraqes disa mėnyra tė pėrgjithshme pėrmes tė cilave spyware gjen rrugėn deri te kompjuteri juaj:
Instalim pėrmes ndonjė platforme softuerike – Disa aplikacione – e veēanėrisht peer-to-peer klientėt ndarės (programet pėr shkėmbim tė fajllave) – do tė instalojnė spyware si pjesė e instalimit tė tyre standard. Nėse nuk e lexoni me kujdes listėn instaluese, mund tė mos vėreni se do tė merrni mė shumė se aplikacionin fajll-ndarės qė dėshironi tė instaloni. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr versionet “free” qė reklamohen si alternativė ndaj softuerit qė duhet blerė. Pra, nuk ēorba e lirė ti djeg buzėt.Shkarkimi anėsor – Kjo ndodh kur njė ueb faqe ose pop-up dritare automatikisht provon tė shkarkojė dhe instaloj spyware nė kompjuterin tuaj.Nėse rregullimet e sigurisė i keni tė vendosura nė nivel tė ulėt, as qė do tė merrni dritaren me vėrejtje.
Shtesat e shfletuesve – Kėto janė pjesė tė softuerit qė shtojnė avancime nė shfletuesin tuaj, nė formė tė toolbar-it, mikut tė animuar ose kutisė kėrkuese shtesė. Nganjėherė, kėto nė tė vėrtetė e bėjnė atė ēfarė pohojnė se bėjnė por gjithashtu pėrfshijnė edhe elemente tė spyware si pjesė e marrėveshjes. Ose nganjėherė janė hiq mė shumė se vetė spyware tė maskuar lehtė. Veēanėrisht tė papėlqyeshme konsiderohen shtesat e quajtura rrėmbyesit e shfletuesve (ang. browser hijackers) – kėto e fusin vetėn thellė nė makinėn tuaj dhe duhet goxha kohė pėr tu pastruar nga to.Duke u maskuar si anti-spyware – Ky ėshtė njė nga mashtrimet mė tė egra nė skenė. Ky lloj i softuerit ju bind se ėshtė mjet pėr tė detektuar dhe larguar spyware.Pasi tė ekzekutoni veglėn, ajo ju thotė se kompjuteri juaj ėshtė i pastėr derisa vetė instalon spyvare shtesė sipas preferencės personale.
Ēfarė mund tė bėjė spyware?
Spyware mund tė bėjė njė numėr gjėrash pasi tė jetė instaluar nė kompjuterin tuaj.
Mė sė paku, shumica e spyware do tė ekzekutohet si njė aplikacion nė sfond nė momentin kur e nisni kompjuterin tuaj, duke harxhuar RAM dhe fuqi tė procesorit. Ata mund tė gjenerojnė pop-up reklama tė pafundme qė e bėjnė shfletuesin tuaj aq tė ngadaltė sa qė mund tė papėrdorshėm. Ata mund tė rivėnė faqen kryesore tė shfletuesit pėr tė shfaqur reklamėn sa herė qė e hapni shfletuesin. Disa spyware ri-drejtojnė kėrkimet nė internet, duke kontrolluar rezultatet qė shfaqen dhe duke e bėrė makinėn tuaj kėrkuese praktikisht tė papėrdorshme. Ata gjithashtu mund dhe tė modifikojnė DLL-tė qė pėrdor kompjuteri juaj pėr tu kyēur nė internet, duke shkaktuar dėshtime gjatė kyējes qė janė tė vėshtira pėr diagnostikim.
Lloje tė caktuara mund tė modifikojnė rregullimet e internetit ashtu qė nėse kyēeni pėrmes shėrbimit dial-up, modemi juaj mund tė bėjė thirrje nė numra jashtė shtetit, qė mund tė kushtojė para. Sikurse mysafiri i keq, disa spyware ndryshojnė rregullimet e firewall-it, duke ftuar kėshtu edhe mė shumė pjesė tė padėshiruara softueri. Ekzistojnė bile edhe disa forma qė janė aq tė menēura sa qė dinė kur dėshironi tė i ē’instaloni nga regjistri i Windows-it dhe ndėrprenė mundimet tuaja pėr tė bėrė kėtė.
Poenta e gjithė kėsaj nga perspektiva e krijuesit tė spyware-it nuk ėshtė gjithmonė e qartė. Njė nga arsyet pėr tė cilat pėrdoret ėshtė tė mbush me ueb trafik statistikat e reklamuesit. Nėse mund tė detyrojnė kompjuterin tuaj tė ju tregojė qindra ose mijėra pop-up reklama dhe rezultate mashtruese tė kėrkimeve, ato mund tė mbahen nė pėrgjegjėsi pėr shfaqjen e tė njėjtės reklamė gjithnjė nga e para. Dhe secilėn herė qė do tė klikon reklamėn aksidentalisht, ata mund tė numėrojnė se ndokush ėshtė duke shfaqur interes pėr tė reklamuar produktin.
Njė nga pėrdorimet e spyware ėshtė tė vjedhė kredi pėr futje. Faqet mė tė mėdha tregtare si Amazon dhe eBay ofrojnė kredit pėr ueb faqet qė me sukses ridrejton trafik tek faqet e artikujve tė tyre. Spyware aplikacionet e caktuara pushtojnė kėrkesat e juaja pėr vėshtrimin e faqeve si Amazon dhe eBay dhe pastaj marrin kredi pėr dėrgimin tuaj atje.
Ligjshmėria
Njėri mund tė parashtrojė pyetjen se a ėshtė legal instalimi i softuerit i cili ėshtė i vėshtirė pėr tu larguar bile edhe pa lejen e shfrytėzuesit? Natyrisht se jo. Nė vende tė ndryshme tė botės ėshtė krijuar legjislatura e duhur qė nė mėnyrė tė qartė ndalon spyware, duke pėrfshirė edhe Aktin e Kontrollit tė Spyware nė Utah (SHBA) dhe Aktin e Mbrojtjes sė Konsumatorit nga Spyware Kompjuterik nė Kaliforni (SHBA). Ekzistojnė edhe aktet e pėrgjithshme tė cilat ndalojnė instalimin e softuerit tė paautorizuar.
Pra si mund tė mbrojmė vetėn nga spyware, dhe ēfarė mund tė bėni nėse mendoni se keni spyware nė kompjuterin tuaj? Mė poshtė keni disa sugjerime.
Pėrdorni skaner pėr spyware
Ekzistojnė disa aplikacione pėr zbulim dhe heqje tė besueshme tė spyware, duke pėrfshirė Ad-aware, Spybot dhe Microsoft AntiSpyware. Tė tri kėto punojnė sikurse softueri anti-virus dhe mund tė sigurojnė mbrojtje dhe zbulim aktiv. Kėto gjithashtu do tė zbulojnė cookies tė internetit dhe tė ju tregojnė se nė cilat faqe referojnė ato.
Ndonjėherė pasi tė keni zbuluar spyware nė kompjuterin tuaj, mund tė kėrkohet ekzekutimi i instruksioneve tė veēanta pėr ti larguar ato.
Pėrdorni bllokues tė pop-up dritareve
Shumė nga shfletuesit modern, duke pėrfshirė Internet Explorer dhe Mozilla Firefox, posedojnė aftėsinė e bllokimit tė gjitha ueb faqeve nga shėrbimi me pop-up dritare tė Windows-it. Ky funksion mund tė konfigurohet tė jetė i aktivizuar gjatė tėrė kohės ose tė ju alarmojė sa herė qė njė faqe tenton tė ngrit njė dritare tė re. Ai gjithashtu mund tė ju tregojė edhe prej kah vjen pop-up dhe nė mėnyrė selektive tė lejoni dritare nga burimet e besueshme.
Gjymtimi i Active-X
Shumica e shfletuesve kanė rregullime tė sigurisė nė preferencat e tyre tė cilat ju lejojnė tė specifikoni cilat veprime nga cilat ueb faqe mund tė ekzekutohen nė kompjuterin tuaj. Pėr shkak se shumė spyware aplikacione keqpėrdorin njė kod special nė Windows i quajtur Active-X, nuk ėshtė ide e keqe qė thjesht tė gjymtoni Active-X nė shfletuesin tuaj. Vėni re qė nėse e bėni kėtė, gjithashtu do tė pamundėsoni ekzekutimin e Active-X kodeve qė janė legjitime, gjė qė mund tė vėshtirėsoj funksionimin e disa ueb faqeve.
Jini tė dyshimtė gjatė instalimit tė softuerit tė ri
Nė pėrgjithėsi, paguhet tė jini tė dyshimtė kur njė faqe kėrkon nga ju tė instaloni diēka nė kompjuterin tuaj. Nėse nuk ėshtė ndonjė plug-in qė njihni, sikurse Flash, QuickTime ose freskim i makinės Java, veprimi mė i sigurt do tė ishte mospranimi i instalimit tė komponentėve tė reja pėrveē nėse keni ndonjė arsye tė veēantė pėr tė ju besuar. Ueb faqet moderne janė mjaft tė sofistikuara tė vendosin shumicėn e funksionalitetit brenda vetė ueb faqes dhe tė kėrkojnė vetėm minimumin e mundshėm tė komponentėve anėsore. Veē kėsaj, kur nuk dėm nėse sė pari refuzojmė instalimin dhe analizojmė sė pari aplikacionin mos ėshtė gjė i dėmshėm. Njė faqe e besueshme gjithmonė do tė ju jepte mundėsinė tė ktheheni prapa dhe tė shkarkoni komponentėt e duhura nė cilėndo kohė.
Pėrdorni “X” pėr tė mbyllur pop-up dritaret
Mėsoni se si duken porositė sistemore tė kompjuterit ashtu qė tė mund tė dalloni dritaret mashtruese. Zakonisht ėshtė fare lehtė tė tregohet dallimi pasi tė keni mėsuar dukjen e alarmeve tė zakonshme tė sistemit. Rini larg nga butonat mashtrues si “No thanks”, dhe mėsohuni tė pėrdorni ikonėn “X” pėr tė mbyllur dritaret. Ose pėr tė qenė mė tė sigurt pėrdorni kombinimin e tasteve Alt+F4. |